E enjte, 14 Maj 2026

Manjati i teknologjisë, Elon Musk këtë javë ka udhëtuar në Kinë së bashku me presidentin amerikan, Donald Trump, pavarësisht gjyqit të tij në vazhdim, transmeton Anadolu.
Procesi gjyqësor ka të bëjë me një padi që Musku ka ngritur kundër kompanisë së inteligjencës artificiale OpenAI. Si bashkëthemelues i startup-it, Musku pretendon se kompania ka tradhtuar misionin e saj fillestar jofitimprurës duke krijuar një degë fitimprurëse.
Musku dëshmoi në gjyq në shtetin amerikan të Kalifornisë muajin e kaluar. Në një nga seancat, një gjykatës pyeti palët përkatëse nëse kishte ndonjë arsye për ta mbajtur Muskun në status rikthimi si dëshmitar.
Pasi dëgjoi një përgjigje “po” nga mbrojtja e OpenAI, gjykatësi i tha Muskut: “Nuk jeni i liruar, por mund të largoheni për ditën”. Raporti i NBC News tha se Musku nuk kishte marrë leje nga gjykatësi para se të largohej nga vendi dhe se ende ishte subjekt i rikthimit si dëshmitar.
Një zëdhënëse e gjykatës tha se nuk e dinte nëse Musku kishte marrë leje për t’u larguar nga zona apo nëse udhëtimi i tij mund të paraqiste problem për procesin gjyqësor.
Mungesa e Muskut mund të shkaktojë problem nëse OpenAI, bashkëpandehuri Microsoft ose gjykatësi e thërrasin sërish për të dëshmuar të mërkurën, e cila është planifikuar të jetë dita e fundit e paraqitjes së provave në gjyq.
Deri në mesditën e së mërkurës, ai nuk ishte thirrur sërish. Deklaratat përfundimtare janë planifikuar për të enjten.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
