EULEX-i në Kosovë edhe dy vite


E enjte, 16 Qershor 2016

80771-VbnMkJIQMY (1)

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, me të cilën EULEX do të jetë në Kosovë deri më 15 qershor 2018.

Qeveria e ka miratuar edhe ndryshimin e ligjeve që lidhet me vazhdimin e mandatit të EULEX-it në vendin tonë.

Kryeministri Isa Mustafa tha se Qeveria ka arritur marrëveshje me BE-në për një gjë të tillë.

“Ne kemi arrite marrëveshje me Bashkimin Evropian lidhur me vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it. Mbrëmë e kemi marrë edhe letrën kthyese të përfaqësueses së BE-së, Froderika Mogerinit, prandaj kemi proceduar edhe një herë me këto dy projektligje të cilat janë të harmonizuara me letrën e presidentit dhe me BE-në dhe po ashtu pika 4 dhe 5 ndërlidhen me çështjen e autobusëve të Komunës së Prishtinës që është bërë mos me thënë bisedë shumë e madhe publike por për të cilën tani janë përfunduar procedurat meqenëse KK i Prishtinës e ka dhënë gradacionin i cili e ka marrë përsipër që t’i kryej obl igimet në qoftë se atë nuk e kryen Trafiku Urban dhe vendimi i Kuvendit të Komunës është vërtetuar nga ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, prandaj tani janë plotësuar të gjitha kushtet që të procedohet”, tha ai.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi e prezantoi shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe bashkimit Evropian mbi misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Tani më janë arritur instrumentet e duhura në mes të letrës së presidentit të Republikës së Kosovës të dërguar më 9 qershor të këtij viti, zonjës Mogerini dhe konfirmimit të saj dje po ashtu për përmbajtjen e letrës të dërguar nga presidenti, andaj duke e shfrytëzuar traditën e mëhershme, kemi proceduar edhe me këto ligje. Ky ligj do ta ratifikoj ketë marrëveshje ndërkombëtare që ka për bazë shkëmbimin e instrumenteve në mes të vendit tonë dhe BE-së. Natyrisht, ky ligj do të përfshijë gjithsesi zgjatjen e mandatit të EULEX-it të paraparë me marrëveshje deri më 15 qershor 2018, si dhe delegimin e autoritetit për emërimin gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtare të përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në përputhje me nenin 20, duke administruar procesin e konfirmimit nga presidenti i republikës. Natyrisht edhe stafi ndërkombëtare këtu do ta ketë të garantuar imunitetin sipas konventës së Vjenës dhe kjo marrëveshje ndërkombëtare do të jetë pjesë e ligjit”, tha ai, derisa qeveria e miratoi atë.

Po ashtu, Kuçi e propozoi edhe shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Republikën e Kosovës.

“Ky ligj është i ngjashëm me atë që e kemi miratuar paraprakisht por me dy ndryshime: ndryshimi i parë ka të bëjë me bazën juridike që tanimë e citon ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare që nënkupton që ai do të procedohet, në radhë të parë në kuvend dhe pastaj ky ligj do të procedohet brenda ditës duke bërë përjashtim nga rregullorja e punës së kuvendit. E ka edhe një ndryshim tjetër që ka të bëjë me nenin 7a që besoj e keni vërejtur që ka të bëjë me rrethana të jashtëzakonshme kur EULEX-i për arsye specifike të bazuara mund të propozoj një rast të ri te prokurori i EULEX-it por këtë do ta shqyrtoj një komision i përbërë nga kryeprokurori i shtetit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, ndërsa, Këshilli Prokurorial i Kosovës do të vendos për këtë rast a do t’i bartet apo jo”, tha Kuçi.

Qeveria e miratoi edhe gara ncinë për dhënien e kredisë prej 10 milionë euro Ndërmarrjes Publike Trafiku Uran në Prishtinë për blerjen e 51 autobusëve, si dhe rekomandimin e presidentit të republikës për dhënien e kësaj garancie për Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Ndërtim.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti e sqaroi shumën dhe llojin e kredisë.

“Para jush e keni marrëveshjen për garanci shtetërore e cila është kërkuar nga Ndërmarrja Publike Lokale “Trafiku urban” për blerjen eautobusëve të rinj. Kjo marrëveshje është negociuar nga ministria e Financave dhe ka për qëllim garantimin e kredisë që Trafiku Urban planifikon të marrë për financimin e blerjes së 51 autobusëve për këtë kredi tani e kemi autorizimin me shkrim nga KK e Prishtinës si aksionare e kredisë që në rast të pamundësisë financiare të kompanisë komuna do të garantoj të hollat e nevojshme për shërbimin e borxhit, kre dia ka vlerë prej 10 milionë euro dhe tërheqja bëhet me valutën euro, kredia karakterizohet me maturitet 12 vjet me dy vite grejs periudhë dhe dhjetë vite tjera të amurtizimit të kredisë me normë interesi prej 1 për qind plus kreu i borxhit”, tha ai.

Kabineti qeveritar e bëri një shaka rreth kësaj kredie, duke i thënë ministrit Hoti se pse nuk po ia miraton t’i kredinë komunës pa kaluar tek presidenti fare.

“Deshta me pyet ministrin se mos po u dashka me të autorizuar kryetari i komunës se nëse ata po kërkojnë që t’i me nënshkru pa e autorizua presidenti”, tha ai.

Vendimet për vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë do të dërgohen sot në Kuvendin e Kosovës me procedurë të përshpejtuar.

Të fundit