Figura kontraverze “Tereza”!!!


E mërkurë, 7 Shtator 2016
Savash VELIU

Savash VELIU

Mirëmëngjesi Bota Shqiptare në gjirin familjarë të UE-së pas “shenjtërimit”, apo jo! … Siç shihet sërish s’ka Liberalizim të Vizave dhe njohje të Kosovës… Pronto !??

Dmth, çdo çudi zgjasë tri ditë, edhe ky ëndër e jonë po aq zgjati duke u harxhuar para më kotë nga delegacionet tona për ceremonialin e shenjtërimit prej buxhetitë të një populli skamnorë dhe fundi, sërish pa rezultatë!

Nuk kam asgjë kundër katolicizmit dhe “Nënë” Terezës, respekt për të, por deri në atë masë ku e ka vëndin e saj.

Ndërsa sa i përket keqpërdorimit të figurës së Terezës për politika të interesave të caktuar është shumë e vërtetë. Tereza është një humaniste që i ka shërbyer Vatikanit e Kristianizmit (ndoshta si missionare e fshehtë e të dyshimtë Jezuite që njihet si lëvizje terroriste me metoda Makiavelistike), dhe jo figurë kombëtare dhe s’ka nevojë të përdoret për qëllime të tjera. Kështu që Tereza duhet të respektohet por ska nevojë të hiperbollizohet ne atë masë deri në verbëri.

…”Bojaxhitë qenë dhe janë një familje në zë aromane (angl. Aromanians), e përhapur në disa vise të Ballkanit, si dhe përtej tij, në degë të ndryshme. Përfaqësuesi më në zë i Bojaxhive mbahet historikisht Mihail G. Bojaxhi (Boiagi), me të cilin llogaritet të fillojë historia moderne e aromanëve, së toku me tjetrin filolog aroman Gjorgje Kosta Roza, me të cilin vepruan në dy dhjetëvjeçarët e parë të shek. XIX, ai u bë bashkëthemelues i teorisë së “latinitetit” të aromanëve në Ballkan”, thotë Dr. Aurel PLASARI.

Nuk është argument fakti se Tereza ka shkruar dhe ka folur disa fjalë shqipe e të jetë shqiptare. Është e vërtetë se ajo ka lindur në Shkup në një kohë kur Shkupi ishte Kryeqendër e Shqiptarisë me shumicë Shqiptare ku dominonte gjuha shqipe dhe lehtë flitej shqipja. Sot Shkupi është po ai qytet multietnikë dhe multikulturor ku jetojnë bashkë shqiptarë, sllavë, turk, romë, vllehë etj.

Atëherë ky është haptazi një abuzim i madh me ndjenjat tona duke i bërë erozion mendjes së Kombitë Shqiptarë me qëllim missioni të fshehtë të Vatikanit përmes “Opus Dei” metodës së trularjes!

E gjithë kjo maskarad ishte mashtrim i kulluar që përsëritet brenda historisë sonë në seriale ashtu duke u sillur rrotull vetes e pa mend në interesë të huaj me shenjtërime e me lavde vend e pa vend me një Operacion perceptues Medial si mission në përçarjenë e shqiptarëve poashtu edhe me fqinjësinë, që në fund humbës të jemi sërish na!

Po aprovohet influenca nga pakica kristianocentriste brenda shoqërisë shqiptare të shtyrë prej Vatikani mbi shumicën muslimane, metod e njohur të kolonialo-imperialisteve në shtrirjen e hegjemonisë ekspansioniste mbi vullnetin e popujve duke i emëruar krerët qeverisësë nga pakica e të njëjtit bashkësi por të dalluar në fe ose sekt. Kështu me lehtësi kontrollohet sundimi me krerët kukëll mbi fuqinë dhe energjinë e masës së madhe duke i’a defaktorizuar kauzën kombëtare (shqiptare) si forcë (ballkanike).

Është e qartë nga parimi fetar se njerëzitë nuk janë ata që shenjtërojnë njëri-tjetrin por ky kompetencë vjenë nga Hyjnorja (Zoti) tek të zgjedhurit e Tij, këtë e tregon edhe Bibla!
Ishim dëshmitar spektakular në ceremonialin madhor kur Papa Françesku i’u drejtua masës së tubuar dhe nuk ceku as gjysë fjale për preardhjen “shqiptare” të Terezës!?

Nëse këta “të mërziturit e botës dhe dashamirë të kombit shqiptarë” gjatë promovimeve apo në një prej momenteve më të veçanta kur një “shqiptare” shpallet e shenjtë, nuk treguanë asnjë çikës kujdes që një pllakatë publike të ishte shkruar edhe në shqip. Në mos gjë tjetër, ta bënin tani kur gjithë sytë e botës janë në Shkup. Është e pafalshme që heshtet, që heshtin profesorë e dijetarë shqipfolës dhe tolerohet një gjë e tillë. Është e pafalshme që u lihet hapësirë devijimeve nga linja e kombit, ku aq lehtë mposhtet e nuk mbrohet e jona dhe përqafohet e huaja.
Jam aq kureshtar dhe mezi pres reagimin e zjarrtë të mbrojtësve “kalemxhinjë (islamofob)” në mbrojtje të Sistemit Laicist shtetëror e veçanrishtë reagimit enkas mbi të drejtën e gjuhës shqipe gjatë rasteve të tilla… sepse kur bëhet fjalë për Periudhën Osmane apo sot të Republikës Turke (Islamin), atëherë ashpër e sulmojnë atë?

Dhe nuk vonoi reagimi nga fërëlldaku i madh Ismail Kadare kur ai vërteton se; “Është thënë shumë herë se Nënë Tereza, tashmë “Shën Tereza”, gjatë luftës në Kosovë e ka thirr presidentin e atëhershëm amerikan Bill Clinton, dhe e ka lutur të ndërhyjë për të sjellë paqen duke i thënë; “Biri im bëj diçka për shqiptarët e mi”, më vitin 1999, kurse Nënë Tereza kishte ndëruar jetë më 1997 !?. Ajo theu ligjin e fesë për popullin e saj, theu rregullin e fesë për shqiptarët e saj. Me këtë ajo i ka larë të gjitha”!? Këtë e ka vërtetuar shkrimtari Ismail Kadare. Kështu pa turp shprehet dallkauku Kadare!!

Shpresoj se të tjerë nuk do të reagojnë në këtë formë qesharake ngase mirë e dinë se Vatikani zyrtarë ka gjuhën e shenjtë atë Latinen dhe kështu nuk duhet turbulluar uji, dhe kaq !??
Prandaj mos vendosim figura kontraverze të imponuara nga të huajt në nguti si një kohë më parë kur i vendosën figurat e Enverit, Titos, Mbretërve e ca tjerë të cilët me dekada u lartësuan e u profetizuan që të vij dita e të hedhen në plehërat e haresës dhe në vend të tyre të imponohenë figura tjera të huaj (jashta botës sonë) që s’janë mishëruar kurrë me na!.

Siç shihet “shenjtërimi i Terezës” nuk solli asnjë ndryshim në vajtjen e ecurisë politike shqiptare e veçmas atë të Kosovës, ngase ajo figurë implante është për përfitime të të huajve e jo për politikën shqiptare. Është koha që politika shqiptare t’i përdorë figuratë e tilla si mjet për arritjet politike shqiptare jashta në skenën ndërkombëtare e jo në kahjen e kundërtë!
Së fundi dua të them; Puna e mirë bëhet si mission atëherë ku ajo është në dobi të njeriut e të njerëzimit dhe më pas fiton epitetin “vepër e shenjtë”, ndryshe nëse në dukje puna shihet si e mirë e për mission ka të keqen, atëherë ajo vepër është e shëmtuar dhe krim mbi njerëzimin !!!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Të fundit