Fjalët e fundit në gjyqin për Banjskën: “Sulmi kishte qëllim aneksimin e veriut” (VIDEO)


E mërkurë, 15 Prill 2026
Fjalët e fundit në gjyqin për Banjskën: “Sulmi kishte qëllim aneksimin e veriut” (VIDEO)

Fjalët përfundimtare për sulmin terrorist në Banjskë, janë dhënë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, ka kërkuar burgim të përjetshëm ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Abazi në fjalën e tij përfundimtare 21 faqëshe përpos që e ka lexuar dokumentin, ka shfaqur edhe pamje nga momenti i sulmit të 23 shtatorit 2023. Ai deklaroi se është faktuar se të akuzuarit në fjalë e dinin se atje do të zhvillohej sulmi terrorist dhe se ata kishin marrë pjesë në funksione të ndryshme atë ditë.

Sipas prokurorit, qëllimi i sulmit ishte aneksimi i veriut.

Ai u shpreh se planet për Banjskën datojnë qysh nga 13 tetori 2021, kur në Rashkë u zhvillua një takim ku mori pjesë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeterroristi serb Millan Radoiçiq.

Nga afër seancën gjyqësore e ka përcjellur gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila ka sjellë një përmbledhje nga ajo që ndodhi brenda sallës së gjyqit.

Rasti i Banjskës, prokurori Abazi: Nuk ishte i izoluar, kishte qëllim terrorist

Seanca për Banjskën, avokati i familjes Bunjaku: S’ka dënim tjetër përveç burgimit të përjetshëm

Pamje të papublikuara: Momenti kur terroristi serb tenton të ikë në Banjskë dhe kapet nga Policia e Kosovës (VIDEO)

Pamje dramatike nga sulmi terrorist në Banjskë, shfaqen të shtënat kundër policisë


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit