Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Fotoja e biznesmenit libanez pas rrahjes – “Ik nga Shqipëria ose….”

Prizren Post | 00:29 - 12.09.2016

Durrës – Janë publikuar fotot nga vendi i ngjarjes, ku biznesmeni libanez Faad Mitri u rrah ditën e sotme në një aksident të improvizuar në kryqëzimin e Laknasit.

Kjo është fotoja e publikuaa nga “Java News”. Në të shihet biznesmeni i ndërtimit i shtrirë përtokë dhe që merr ndihmën e parë nga mjekët.

Kështu, siç raporton ky portal, biznesmenit i është dhënë një ultimatum: “Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”.

Bëhet fjalë për ndërtimet që ai po kryen te Gjiri i Lalzit në Durrës. Po kështu, “Panorama” raportoi më herët se ndaj biznesmenit aksidenti dhe rrahja kanë qenë të qëllimshme.

Personat e paidentifikuar e kanë përplasur me qëllim për ta ndaluar teksa ai lëvizte me makinë dhe më pas e kanë rrahur.


Arivisti Company