Fule: Duhet të tregoni pjekuri, e keni marrë statusin


E hënë, 29 Shtator 2014

Tiranë – Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule e ka nisur vizitën e tij në Tiranë me një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Në bisedën e dy zyrtarëve diskutimi është fokusuar tek integrimi në BE dhe situata politike në Shqipëri.

Fule duke vënë në dukje se përgjegjësitë e reja të Shqipërisë me marrjen e statusit, kërkoi më tepër pjekuri politike nga të gjitha palët në parlament dhe një përshpejtim të axhendës së reformave kyçe.

Në këtë kuadër, Meta tha se procesi i integrimit do të përshpejtohet nga krijimi i një klime më bashkëpunuese politike përmes gjithëpërfshirës dhe veprimeve konsensuale, duke theksuar njëkohësisht se Parlamenti është vendi i dialogut politik në shërbim të qëndrueshmërisë së procesit të reformave që nevojiten për integrimin evropian të vendit, transmeton gazeta Shekulli.

Etiketa: , ,