E diel, 14 Qershor 2026

Një grua, e cila ishte nën urdhër mbrojtës, është kanosur nga një burrë pasditen e djeshme në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur përmes rrjeteve sociale, ndërsa viktima, së bashku me fëmijët e saj, është dërguar në strehimore për siguri.
“Rasti është në procedurë hetimore”, ka bërë të ditur Policia. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova
