E shtunë, 25 Prill 2026

Dekarata: Lindja e Mesme, një rend të ri i cili nuk bazohet te nënshtrimi apo dominimi
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, deklaroi se Izraeli është bërë një “kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë globale”. Ai kërkoi një reagim kolektiv ndërkombëtar, duke paralajmëruar se rritja e paqëndrueshmërisë nuk mund të shihet më thjesht si një çështje rajonale.
Duke folur të premten në Universitetin e Oksfordit mbi riorganizimin global, Fidani tha se bota po përjeton një transformim të thellë dhe jo thjesht një tranzicion gjeopolitik.
“Ajo që po dëshmojmë sot nuk është një tranzicion, por më tepër një transformim”, tha ai, duke argumentuar se shtetet nuk mund t’ua lënë më “sigurinë, diplomacinë apo imagjinatën e tyre strategjike delegacioneve të huaja”.
Duke iu referuar tensioneve rajonale, Fidani nënvizoi se konflikti i ka dhënë “një goditje të rëndë zhvillimit ekonomik, sigurisë dhe stabilitetit global”. Ai shtoi se: “Kërcënimi sistemik i Izraelit për të destabilizuar rajonin ka tejkaluar kufijtë lokalë dhe tani përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë globale.”
Kryediplomati turk vuri në dukje se dallimi midis krizave rajonale dhe globale është zhdukur. Ai e vuri theksin te rëndësia e “fuqive të mesme“, duke i përshkruar ato si shtete me “gjeografi strategjike” dhe vullnet politik për të prodhuar rezultate.
Fidan përmendi pozicionin e Turqisë si anëtare e NATO-s dhe kandidate për në BE, si dhe rolin e saj ndërmjetësues – që nga nisma e grurit në Detin e Zi deri te diplomacia në Bririn e Afrikës – si shembuj të kontributit të Ankarasë në menaxhimin e krizave.
Ai bëri thirrje për reforma institucionale globale dhe një rend të ri në Lindjen e Mesme, të bazuar në bashkëpunim dhe jo në “dominim apo nënshtrim”, duke mbrojtur zgjidhjet rajonale për problemet rajonale.
Ndërsa bisedimet diplomatike pritet të vijojnë, Fidan beson se ngërçet në negociatat mbi çështjet bërthamore mund të kapërcehen së shpejti.
Turqia ka qenë në kontakt të përditshëm me palët dhe mirëpriti hapat drejt zgjatjes së armëpushimit, duke vënë në dukje se përparimi në bisedimet bërthamore mund të lehtësojë tensionet edhe në pikat strategjike si Ngushtica e Hormuzit. /tesheshi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
