G7 e shqetësuar për arsenalin bërthamor të Rusisë dhe Kinës: Duhet të zbatohen masa konkrete për uljen e rrezikut


E shtunë, 25 Prill 2026
G7 e shqetësuar për arsenalin bërthamor të Rusisë dhe Kinës: Duhet të zbatohen masa konkrete për uljen e rrezikut

Vendet e G7 kanë ritheksuar rëndësinë kyçe të Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), duke shprehur shqetësim për rritjen dhe modernizimin e arsenaleve bërthamore nga Rusi dhe Kinë.

Në një deklaratë të Grupit të Drejtorëve për Mospërhapjen, vendet anëtare theksuan se “duhet të zbatohen masa konkrete për uljen e rrezikut”, në një kohë kur tensionet globale vijojnë të rriten.

Deklarata vjen në prag të konferencës njëmujore të shqyrtimit të NPT-së, që pritet të nisë në Nju Jork, ku 191 shtetet palë do të përpiqen të arrijnë një konsensus për forcimin e traktatit.

Në këtë kontekst, G7 i bëri thirrje Shtetet e Bashkuara të Amerikës të luajnë një rol stabilizues në skenën ndërkombëtare dhe të angazhohen për një stabilitet strategjik shumëpalësh.

Ndërkohë, Donald Trump ka propozuar një marrëveshje të re bërthamore mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, duke paralajmëruar gjithashtu mundësinë e rifillimit të testeve bërthamore, mes akuzave ndaj Pekinit për aktivitete të fshehta.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit