E shtunë, 3 Tetor 2026

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryetari të PDK-së, Bedri Hamza ka përfunduar.
Hamza pas takimti është deklaruar për media.
“Vazhdimisht po e them, kërkesa e PDK-së është aprovimi final i ligjit. Pastaj, PDK-ja është e gatshme në të njëjtën ditë, në seancën e radhës të bisedojë e të gjejë zgjidhjen për presidentin dhe t’i japë votat për presidentin. Bisedat i kemi përfunduar. Janë edhe disa ditë ku kemi mundësi të arrijmë marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja. por kjo është kërkesa jonë dhe nuk ka të bëjë me nevojën për PDK-në. ligji kalon nevojat përtej PDK-së dhe ka të bëjë me një çështje tjetër”, ka thënë Hamza.
Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë për të dërguar në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, Hamza tha sot se prioritet është votimi i tij, e më pas çështja e presidentit.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale