Kurti takon Hamzën në Qeveri


E shtunë, 3 Tetor 2026
Kurti takon Hamzën në Qeveri

Kryeministri Albin Kurti ka takuar të shtunën ndaras liderët e dy partive më të mëdha opozitare, Bedri hamën e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.

Fillimisht në Kuvendin e Kosovës është takuar me Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa menjëherë pas takimit në Qeveri ka hyrë Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës.

Para takimit, Hamza ka thënë se qëndrimi i PDK-së për këtë çështje mbetet i pandryshuar. Sipas tij, fillimisht duhet të përfundojë procesi i miratimit të ligjit në Kuvend, në të gjitha fazat dhe komisionet përkatëse.

“Fillimisht duhet të aprovohet ligji dhe po e ritheksoj, të aprovohet në të gjitha nivelet, në dy leximet dhe në të gjitha komisionet”, tha Hamza.

Ai ka deklaruar se pas përfundimit të këtij procesi, PDK-ja është e gatshme të diskutojë për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

“Ne jemi të hapur që të bisedojmë për çështjen e presidentit. Ne besojmë që ligji duhet të aprovohet, vendi duhet të ketë president, e më pas të kthehemi në obligimet tona si deputetë”, u shpreh kreu i PDK-së.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit