Hapet xhamia e re në Gjilan [Foto]


E shtunë, 4 Tetor 2014

Bajgora

Ismet Azizi

Dje më 3 tetor 2014 natën e madhet të Kurban Bajramit në prani të shumë xhematlinjve dhe imamëve në mënyrë solemne u përurua xhamia e re në lagjen e Zabelit të Sahit Agës, në afërsi të shkollës së Bujqësisë “ Arbëria” në Gjilani, e cila u ndërtua me vetë kontributin e haxhi Halil Halitit, me prejardhje nga fshati Kokaj.

haxhi Halili
 
Në këtë eveniment fetar të pranishëm ishin babai i Haxhi Halil Halitit, hoxhë veteran 95 vjeqar  Mulla Rifat Haliti, ndërsa nga Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës mori pjesë Kryeimami i BI të Kosovës Sabri Bajgora, Farush Rexhepi dekan i FSI, Ekrem Simnica koordinator për diasporë, Vedat Sahiti, këshilltar i Myftiut Naim Tërnava, Kryeimami i BI të Gjilanit Iljaz Mustafa, Ilmi Krasniqi anëtarë i kryesisë së BI të Gjilanit, Naim Aliu anëtarë i krzesisë së BI të Gjilanit , dhe shumë mysafirë të tjerë nga qyteti dhe rrethina.

Xhamia  e re

Ceremoninë e përurimit të xhamisë e udhëhoqi kryeimami i BI të Gjilaniti Iljaz Mustafa. Në emër të KBI të Gjilanit  me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan Naim Aliu, ndërsa nga BI e Kosovës, kryeimami Sabri Bajgora, të cilët potencuan  rëndësinë e institucionit  të xhamisë në jetën e myslimanëve duke e falënderuar donatorin Haxhi Halil Halitin i cili me vetë kontribut nga kursimet e tija në mërgim i investoi në ndërtimin e  kësaj xhamie duke lutur Allahun që kjo xhami të jetë në shërbim të popullit dhe  të jetë qendër e edukimit të brezave të rinj që të rriten në frymën islame.
Xhamia filloi të ndërtohet pikërisht para nji viti, poashtu naten e Arafatit, gjegjësisht Kurban Bajramit, në një hapsirë prej 10 ari, me katin përdhesë dhe dy katëshe me minaret dhe kupollë, me një sipërfaqe të përgjithme rreth  1000 m².
Në këtë natë të madhet të Kurban Bajramit në prani të shumë xhematlinjve mysafirëve nga krerët e Bi Islame të Kosovës dhe Gjilanit, shumë imamëve dhe qytetarëve të kësaj lagje, në mënyrë solemne u përurua Xhemia e re në lagjen e Zabelit të Sahit Agës, në afërsi të shkollës së Bujqësisë “ Arbëria” në Gjilani, e cila u ndërtua me vetë kontributin e haxhi Halil Halitit – Kokaj.

Xhamia e re Zabel

Përfundimi i ndërtimit të kësaj Xhamie, e ndërtuar krejtësisht me vetë kontributin e haxhi Halil Halitit me bijtë e vet, është edhe një dëshmi se kjo familje ka besimin në Allahun xh.sh., zbatojnë urdhëresat e tij dhe ndalohen nga haramet, pra praktikohet islami dhe nuk i frikësohen tjetër kujt  përpos Allahut xh.sh.
Kur ishte nevoja, të parët e kësaj familje gjyshi i  haxhi Halilit, plaku  arsimdashës Nezir Haliti në vitin 1967  me vetë kontribut, duke e ndarë edhe kafshatën e gojës, ndërtoi shkollën e fshatit në pronën e vet, e cila funksionoi në edukimin e gjeneratave të reja të fshatit Kokaj deri në fillim të vitit të kaluar shkollor, kur në mungesë të nxënësve edhe është mbyllur. “Nxënësit në shkolla, besimtarët  në xhami e kanë ndërtuar shtetin dhe ka qenë vend i projeksioneve dhe përgatitjen e gjeneratave të ardhme për tu përgatitur për sfidat e jetës”, than i emocionuar Mulla Rifati, babai i haxhi Haliti, me rastin e përurimit të xhamisë në lagjen e Zabelit të Sahit Agës në Gjilan.