17°C
Prizren

Haskuka: Kriminelët dhe vandalët nuk na ndalin dot, Prizreni po bëhet

Prizren Post | 23:01 - 30.06.2018

Prizren – Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka ka reaguar ndaj dëmtimeve vulgare që u janë bërë sot fidaneve të sapo mbjellura në rrugët e Prizrenit.

Ky është reagimi i plotë i Haskukës në Facebook:

Përsëri janë dëmtuar dhe vjedhur dhjetra fidane të reja. Ata që dëmtojnë natyrën dëmtojnë të tashmen por edhe të ardhmen e fëmijëve tanë, prandaj shpresoj që policia ti gjej pëgjegjsit sa më shpejt.

Kriminelët dhe vandalët nuk na ndalin! Prizreni po bëhet përkundër sabotimeve të vandalëve që shkatërojnë investimet komunale. Gjelbërimi do t’i kthehet Prizrenit.


Etiketa:
Arivisti Company