E martë, 30 Korrik 2019
PRIZREN – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot mbajti një takim me qytetarë, ku prezentoi punën 6 mujore të Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2019.
Gjatë prezentimit kryetari Haskuka njoftoi për angazhimin e deritashëm në aspektin e shërbimeve efikase, regjenerimit urban, arsimit cilësor, zhvillimit të bujqësisë, trashëgimisë kulturore, turizmit, zhvillimit ekonomik dhe shëndetësisë, duke i përmendur disa nga projektet kryesore që janë realizuar apo janë në realizim e sipër.
Pas prezentimit, u mbajt edhe një diskutim me qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare e të bashkësive lokale që ishin prezentë, me ç’rast u pranuan pyetjet dhe kërkesat e tyre.
Raportin 6 mujor të Komunës dhe të gjitha raportet 6 mujore të drejtorive janë të publikuara në webfaqen zyrtare të Komunës.
Etiketa: Kuvendi Komunal, Mytaher Haskuka, Prizren