Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Hovit: Dygjuhësi zyrtare në Maqedoni

Prizren Post | 16:50 - 20.01.2014

Bruksel, 20 janar – Komiteti për punë të jashtme të Parlamentit evropian pasditen e sotme në Bruksel ka pasur shqyrtimin e dytë të propozim-Rezolutës për Maqedoninë, para votimit zyrtar që do të mbahet nesër.

Sipas informacioneve, në amendamentet për kompromis që i ofroi raportuesi Riçard Hovit, që mbiemri “maqedonas” të kthehet, “në lidhje me qytetarët maqedonas”, shqetëson ajo që një numër i madh i eurodeputetëve britanik kanë pranuar iniciativat anti-maqedone greko-bullgare, derisa propozimet pro-maqedone janë thuajse të përjashtuar.

Mandej, Hovit kërkon edhe dygjuhësi zyrtare në Maqedoni. Pasditen e sotme në PE, eurodeputetët në vend që për gjithsej 170 amendamente të paraqitura në 13 dhjetor vitin e kaluar, do të votojë për 17 amendamente për kompromis të propozuara nga Hovit dhe katër amendamente të cilat do të prezantohen në vetë debatin.

“Procedura horizontale e amendamenti ka vetëm një reference ‘IRJM’ dhe një referencë ‘maqedonas’, ndërsa të gjithë emrat dhe mbiemrat në vazhdim të tekstit të Rezolutës do të jenë në stilin e ‘ai shtet, ky shtet’”, qëndron në amendamentin e parë nga ana e Hovit.


Etiketa:
Arivisti Company