Kina deri në vitin 2020 do të provojë uljen e parë në “anën e errët” të Hënës


E mërkurë, 9 Shtator 2015

Uljen e misionit “Chang’e 4” e ka paralajmëruar Zou Yongliao nga Akademia kineze për Studimin e Hënës në një intervistë për televizionin shtetëror CCTV.

copyright_aabadoluajansi_2015_20150909110644

Pekin – Programi hapësinor i Kinës planifikon që deri në vitin 2020 të provojë uljen e parë të sondës në të ashtuquajturën “anën e errët” të Hënës, shkruan Anadolu Agency (AA)

Uljen e misionit “Chang’e 4” e ka paralajmëruar Zou Yongliao nga Akademia kineze për Studimin e Hënës në një intervistë për televizionin shtetëror CCTV. Zou mes të tjerash theksoi se qëllimi i misionit është studimi i kushteve gjeologjike në Hënë në anën e saj e cila nuk është shumë e njohur për njerëzimin.

Sipas tij, transmisionet radio nga toka nuk janë në gjendje të vijnë në kontakt me anën e kundërt të Hënës.

Misioni i ardhshëm lunar është caktuar për vitin 2017, kur do të përpiqet për të dërguar anijen kozmike në Hënë e cila në tokë pritet të kthehet me mostra. Nëse arrin me sukses, Kina pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të jetë vendi i tretë që kryen kërkimet në kuadër të programit lunar.

Të fundit