Kosova bën stërvitjen e fundit para duelit me Ishujt Faroe


E shtunë, 13 Tetor 2018

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar secncën e fundit stërvitore para përballjes së Ligës së Kombeve në udhëtim ndaj Ishujve Faroe.

Çdo gjë është e gatshme për sfidën kundër Ishujve Faroe, që Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë nesër (e diel) në stadiumin e qytetit Torshavn, i cili kishte kapacitet afro 6000 shikues .

Bernard Challandes sot (e shtunë) provoi atë që thuhet taktikat dhe skemat e fundit, para kësaj ndeshje që për të dyja skuadrat paraqet rëndësi të veçantë.

Etiketa: , , ,