Kosova po e pret momentin e duhur për ta sulmuar veriun


E shtunë, 2 Mars 2019

BEOGRAD – Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është kujdesur sot qysh në mëngjes t’i dal në mbrojtje zyrtarit të Listës Serbe, Milan Radojicic, i cili është edhe i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Ai ka thënë se sulmet që po i bëjnë autoritetet e Prishtinës dhe akuzat ndaj Milan Radojicic, tregojnë dëshirën për të dëbuar serbët që jetojnë në veriun e Kosovës.

Këto deklarata të tij vijnë pas deklarimeve të djeshme të presidentit Thaçi në Tiranë, i cili tha se për ndarje flasin vetëm ata që e kanë ndihmuar Sllobodan Millosheviqin dhe miqtë e Radojicicit, shkruan tanjug.

Sipas presidentit serb, Thaçi e di që Radojicic është një nga njerëzit kryesor të rajonit të veriut dhe sipas tij tashmë Kosova është duke pritur një moment të favorshëm për ta sulmuar veriun e Kosovës.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për mundësinë e largimit të serbëve nga të gjithë institucionet e Kosovës, nëse nuk hiqet taksa.

Vuçiq ka thënë se kjo është masa e fundit që mund ta marrin si kundërpërgjigje ndaj masave të Kosovës, njofton Insajderi.

Etiketa: , , ,
Të fundit