KQZ: Mund të ketë rinumërim të votave


E enjte, 15 Qershor 2017

Për këtë, ai ka thënë se vendos KQZ, e cila pritet të mblidhet pas procedimit për hetim të disa rasteve të dyshimta, shkruan gazetametro.net.

‘Jemi në pritje të procedurave për rastet që i kemi proceduar për t’u hetuar si të dyshimta. Parregullsitë mund të jenë të ndryshme, sidomos në regjistrimin e të dhënave të cilat kanë mospërputhje në deklarimet e të dhënave. Kemi raste kur subjekti ka vota e kandidatët s’kanë, ose kur kandidatët kanë e subjekti jo. Sigurisht se mund të ketë rinumërime. Pas mbledhjes së KQZ sigurisht se mund të kemi diçka të tillë’, ka thënë Ahmetaj.

Ndërkaq, koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve ka bërë të ditur se deri tani janë proceduar rreth 50 për qind e të dhënave. Ai shton se procesi i numërimit nuk mund të kryhet brenda ditëve, pasi siç sqaron, ka mjaft procese të tjera.

‘Në bazë të dhënave, dikur rreth 50% e formularëve janë proceduar. Jemi në proces të punës, por na presin edhe mjaft punë. Nuk mund të themi se kryhen shumë shpejt. Nuk mund të themi se mund të kryhen brenda ditëve, por po bëhet çmos që të kryhen sa më shpejt’, ka thënë ai.

Ndërkohë, Ahmetaj ka folur edhe për numrin e lartë të fletëvotimeve të pavlefshme që, sipas tij, është për mbi 20 mijë më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Për këtë, ai ka thënë se KQZ do të krijojë ndonjë komision që do t’i analizojë shkaqet.

‘Është herët të flitet për shkaqet e numrit të këtyre fletëvotimeve të pavlefshme. Sigurisht KQZ’ja do të krijojë komision për të analizuar shkaqet e këtij numri kaq të madh’, ka shtuar ai.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme u mbajtën të dielën e 11 qershorit, dhe janë cilësuar si zgjedhjet më të rregullta që janë mbajtur ndonjë herë në Kosovë.

Etiketa: , ,
Të fundit