Kryetari i OVL-UÇK-së, Hoda: Larg duart nga popullata heroike e Kumanovës!


E shtunë, 9 Maj 2015

safe_image

Shkup – Kryetari i OVL – UÇK-së, Besim Hoda ka apeluar që të lihet e qetë popullata në Kumanovë.

“Larg duart nga popullata heroike e Kumanovës! I bëjme apel këtij pushteti totalitar dhe këtij regjimi të fëlliqur që po mundohet të shpëtoje veten, duke kriminalizuar dhe duke shantazhuar popullatën shqiptare të rajonit të Karadakut me të vetmin qëllim hakmarje për rrezistencën gjatë vitit 2001 dhe spastrim etnik! OVL-UÇK-së , apelon tek popullata heroike e kesaj zone të ruaj gjakftohtësine e në veçanti tek ish-ushtarët e UÇK-se, të homogjenizohen me popullatën! Gjithashtu i bejme apel faktorit politik shqiptar(?!) , që është padyshim fajtori kryesor për këtë situatë, që përfundimisht të ndërgjegjësohet, të tejkalojë ndasitë dhe interesat përsonale e të vihet në shërbim të popullatës, sepse çdo pasojë nga kjo situatë e krijuar do të bie ne kurriz të tyre!”, shkruan në Facebook, Besim Hopda.