“Kryqi” fabrikat që magjepsi kristianët!


E martë, 9 Maj 2017

Savash VELIU

Shpesh kemi debatuar për paraqitjen devijante të Kryqit tek kristianët si adhurim i Zotit ose si simbol i Kristianizmit. Si mendoni a është thjesht argëtim i padëmshëm apo rrezik i fshehur I FETARIZMIT?

Këtu do mundohemi të trajtojmë pse kjo bestytni u fut në skenë si i fabrikuar dhe pse njerëzve u pelqejnë gjërat e sajuara si dhe çfarë fshihet vërtetë pas sajesave të tyre.

Këtu potencojmë se nuk kemi asnjë pretendim të degradojmë apo të cënojmë karakterin apo besimin e tjetrit por vetëm do të ofrojmë mendimin dhe çfarë thotë Bibla dhe të sinqertit mes kristianëve në shkrimet e tyre.

Bibla nuk thotë askund se kristianët e hershëm e përdorën Kryqin si simbol fetar. Përkundrazi, kryqin e përdorën Romakët e asaj kohe si simbol të zotave të tyre. Më vonë, rreth 300 vjet pas largimit (ngritjes) të Jezusit, perandori romak Konstantini e bëri kryqin stemë të ushtrive të tij dhe, pas kësaj kryqi u bë pjesë e Kishës së ‘’Kristianëve’’.

Meqë Paganët e përdornin kryqin për të adhuruar zotat e tyre, a do ta përdornin edhe dishepujt (havariunët) e Jezusit kur të adhuronin Perëndinë e vërtetë? Aspak! Kristianët e dinin se Perëndia nuk e kishte miratuar prej kohësh përdorimin e ‘’formës së ndonji simboli’ në adhurim dhe se ‘duhej të iknin nga idhujtaria’. (Ligji i përtrirë 4;15-191 Korintasve 10;14) <>, i padukshëm për sytë njerëzorë, prandaj kristianët e hershëm nuk përdornin objekte dhe simbole të dukshme që lidheshin më ngushtë me Të. Në vend të kësaj e adhuronin <>, domethënë të drejtuar nga fryma e tij e shenjtë e padukshme, dhe me <, pra, në harmoni me vullnetin e Zotit, siç tregohet në shkrime, – Gjoni 4;24. <>.

Eshtë më se e natyrshme dhe logjike që ky mjet bestytnie i shpëtimit të bëhet objekt i veçant respekti dhe nderimi kur dihet se është kreatur e fabrikuar nga perandori karierist që haptazi frikohej të deklarohej se është Kristian duke ndëruar jetë thjeshtë si një pagan, sepse, ai që adhuron objektin ai adhuron personin që përfaqëson ajo, dmth, Konstantinin, e jo Jezusin!

Kristianët duhet të tregojnë me vepra besimin te Ati<> e jo tek objektet e dukshme (kryqe, statuja, ikona etj…) bestytësh. Si? Eshtë akt i jashtëzakonshëm i dashurisë dhe përuljes ndaj ‘’Atit’’ gjegjësisht ZOTIT Një të vetëm dhe Absolut e jo TRINITETIT të shpikur dhe shpifur prej Paganizmit e përcjellur nga Konstatini i Madh në kristianizëm duke e bashkdyzuar me politeizmin antik…

Kristianët duhet të ndryshojnë mënyrën e të menduarit e të adhurimit dhe jetesës sepse këtë e kërkon edhe Krishti Jezu që të ndjekin shembullin e tij. Kështu e nderojnë në një mënyrë shumë më domethënëse sesa duke përdorur një simbol fetar dhe me objektet mjete adhurimi të kota besimi.

Prandaj kisha sygjeruar dashamirëve politeist shqipfolës islamofob si adhurues së paganizmit të rireshtojnë mendjet dhe ndjenjat e tyre kuazipatriotike drejtë Fesë së vërtetë e vërtetuar edhe nga Bibla e tyre që të shpëtojnë veten duke lënë anash propagandat sa fyese aq edhe idioteske me thirrjen e Korpusit më të madh të Kombitë Shqiptarë, gjegjësisht, Muslimanët në ‘’Fenë e të Parëve’’ në atë gjë që ata e kanë të humbur kah moti.

E mira e të gjithëve është që këtë ftesë të marrën për seriozë e të kthejnë sa më parë nga ‘’rruga pa rrugë’’, sepse kjo rrugë pa shenja është humnerë dhe humbje kohë në të besuarit e trilluar me shekuj. Rruga e drejtë është ajo që të jep qetësi optimizuese në jetë përplotë shpresë dhe që të largon nga adhurimet e figurave dhe statujave inerte që nuk ofrojnë dobi as në këtë jetë as edhe atë pësiatmen. Dhe pasi të gjeni rrugën e drejtë padyshim se aty do të takoni korpusin më të madh të shqiptarëve muslimanë që sot patëdrejtë fyhen dhe poshtërohen medialisht.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,
Të fundit