Lirohet Ramush Haradinaj


E premte, 19 Qershor 2015

Është liruar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ishte ndaluar nga autoritetet sllovene para tri ditësh, bazuar në një flet arrest të lëshuar nga ana e Serbisë më 2004.

Haradinaj pritet shumë shpejt të marrë pasaportën e konfiskuar më 17 qershor. Ai pritet të kthehet në Kosovë.

Arrestimi i tij kishte nxitur reagime të shumta. Madje, Kuvendi i Kosovës ishte mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, ku e kishte nxjerrë një rezolute duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish- komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të fundit