Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, vendoset për emrat e ministrave

Prizren Post | 13:06 - 02.02.2020

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRISHTINË – Pas lidhjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm.

LDK pas pak nis edhe zyrtarisht një nga mbledhjet më të rëndësishme të këtyre muajve të fundit ku pritet të vendoset për emrin e kryeparlamentarit dhe emrat e tjerë që do të jenë pjesë e ekzekutivit.

Disa prej deputetëve dhe zyrtarëve të kësaj partie, kanë thënë se kjo mbledhje do të filloj në ora 13:00.

Temë diskutimi në këtë mbledhje do të jetë lidhja e koalicionit ndërmjet LDK-së dhe VV-së.

Ndryshe, sot është nënshkruar marrëveshja për koalicionin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga LVV dhe LDK do të ketë 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe rreth 33 zëvendësministra. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.


Etiketa:

Bëni një koment