Mehmeti: Partitë vasale shqiptare në Maqedoni!

Shkup, 25 shkurt – Një koment të fuqishëm ka lëshuar në rrejtin social Facebook, publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti.

Nuk dihet motivi që e ka shtyrë të reagojë kaq ashpër, por nga fjalitë që përmban ky postim vërehet se diçka e madhe Mehmetin e ka bërë shumë nervoz.

“Mënyra më e mirë që ta nënçmosh, ta përbuzësh, e ta tregosh të pavlerë popullin tënd, është të veprosh ashtu si partitë shqiptare në Maqedoni, kur bëhen vasale të sunduesit maqedonas”, e nis Mehmeti statusin e tij në Facebook.

“…Përfaqësues të tij t’i emërosh injorantët, individët e pavlerë dhe për fatin e tij të vendosin ata që nuk mund të ndikojnë e ta përcaktojnë as fatin e familjeve të tyre!”, ka shkruar publicisti Kim Mehmeti, në faqen e tij zyrtare në internet.

Publicisti Kim Mehmeti është i njohur për deklaratat e tij të fuqishme dhe mjaft direkte në adresë të partive politike shqiptare në Maqedoni.

Etiketa: , ,

Leave a Reply