Mesfushori kuqezi njofton tërheqjen nga Kombëtarja


E enjte, 29 Gusht 2019

Mesfushori i Kombëtares Shqiptar, Migjen Basha njoftoi mëngjesin e sotmë nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, se ka vendosur të largohet nga kuqezinjtë.

“Më shumë kohë për familjen dhe më shumë hapësira për të rinjtë”, përmend Basha si arsyet kryesore që e shtynë t’i japë lamtumirën Kombëtares kuqezi në moshën thuajse 33-vjeçare, ndërsa mesfushori nuk harron të falënderojë shokët e skuadrës, stafin teknik dhe FSHF-në, për mundësinë që i kanë dhënë.

Mesfushori me origjinë nga Suhareka i është bashkuar Kombëtares Shqiptare në vitin 2013 dhe debutoi më 22 mars në transfertën ndaj Norvegjisë, të cilën kuqezinjtë e fituan 0-1 me golin e Hamdi Salihit.

Vetëm 4 ditë më vonë, më 26 mars Basha gjeti edhe golin e parë kuqezi, në sfidën miqësore të zhvilluar mes Shqipërisë dhe Lituanisë në stadiumin “Qemal Stafa”. Që prej asaj kohe, Basha numëron 29 paraqitje me kuqezinjë dhe ka arritur të gjejë 3 herë golin.

Aktualisht mesfushori është pjesë e grekëve të Arisit të Selanikut, me të cilët ka kontratë deri në verën e ardhshme, ndërsa kujtojmë që vetëm 3 ditë më parë erdhi në jetë vajza e tij Maelya, njofton TCH.

Reagimi

Mendojë që ka ardhur momenti i duhur për mua që t’i dedikoj më tepër kohë familjes time.
Por në të njëjtën kohe, t’i japim mundësinë dhe lojtarëve më të rinj të kenë më tepër hapësira në ekipin kombëtar.

Dua të falenderoj nga zemra te gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, shokët e miqtë e mi gjatë këtyre viteve.
Falenderoj stafin teknik te ekipit kombëtar dhe Federaten Shqiptare të Futbollit për mundësinë.

Etiketa: ,