Metodë e re për të zbuluar jashtëtokësorët


E martë, 11 Mars 2014

Ekipi i astrobiologëve ka gjetur metodën re për të zbuluar jo vetëm ujin, por edhe jetën në planetët e largët në kozmos. Megjithatë ekziston një problem e ai është se teleskopi që do të mund ta bëjë këtë, nuk do të jetë përdorim deri para vitit 2018.

Planetët me atmosferë të rëndë sikur Toka pengojnë që uji nga sipërfaqja e tyre të shkojë në gjithësi, ndaj astronomët me gëzim i hulumtojnë për të gjetur planetë potencialisht të banueshëm jashtë Sistemit Diellor.

Tani shkencëtarët kanë gjetur një metodë të re me ndihmën e t cilës mund të zbulojnë atmosfera të rënda rreth planetëve tokësorë në gjithësi të cilët ndoshta nuk fshehin vetëm ujin por edhe jetën.

Amit Misra, astronom nga Uashingtoni, metodën e ka përshkruar detajisht në edicionin e fundit të revistës Astrobiology. Kjo teknikë varet nga zbulimi i të ashtuquajturve “dimerë”, përkatësisht molekulat që avullohen në atmosferën e egzoplanetëve. Në kimi, “dimer” është koncept që ka të bëjë me shkrirjen kime të dy elementëve identikë në një element më të madh. Për këtë teknikë që e prezanton Misra,kryesori është zbulimi i ‘dimerit” të oksigjenit.

Gazin e oksigjenit e bëjnë dy atome të oksigjenit , e “dimer” në përputhje me këtë paraqet katër atome të oksigjenit. Një përmbledhje të mirë të kësaj teknike e ka ofruar edhe revista Science: Kur planeti të jetë para yllit, drita kalon nëpër atmosferën e saj dhe udhëton në gjithësi deri sa të arrijë edhe deri te Toka.

Dimerët në atmosferë thithin dritën si filtrat për ngjyrë në objektivet e kamerave duke krijuara anomali që mund të zbulohen një herë kur shtypja në planet të jetë së paku 0,25 barë, përkatësisht e mjaftueshme për ta mbajtur ujin në gjendje të lëngshme. Kështu shkencëtarët kanë kuptuar se këto molekula më shpesh detektohen në atmosferë se sa te markerët e oksigjenit. Kjo është me rëndësi nga pikëpamja biologjike

“Oksigjeni është i lidhur me fotosintezën. Ka dëshmi të fuqishme se në atmosferë është më vështirë të fitohet oksigjeni nëse nuk ka bimë ose alga të cilat e prodhojnë atë me temp konstant “, shton Misra. Kur dhe nëse teleskopi heton planetin me sinjale të fuqishme të “dimerëve” të oksigjenit, atëherë ky do të jetë një sinjal shumë i madh se në atë planet ka jetë që prodhon oksigjen. Ai teleskop do të quhet James Web dhe në orbitën e Tokës do të lansohet në vitin 2018.