Mitrovicë, konfiskohen 45 kg drogë


E mërkurë, 7 Shtator 2016

droge

Mitrovicë – Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë gjatë një operacioni të zhvilluar sot në rajonin e Mitrovicës ka konfiskuar mbi 45 kilogramë substancë narkotike dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale ‘blerje, posedim , shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’

Të arrestuarit janë:

B. D. lindur me 1986 m/sh/k
H. Xh. lindur me 1966 m/sh/i Shqipërisë
N. M. lindur me 1965 m/sh/i Shqipërisë

Bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit të parë, me ç’rast janë konfiskuar: 45.8 kg substancë narkotike, 4 telefona mobilë dhe një veturë e tipit golf V

Është njoftuar edhe prokurori kompetent dhe me vendim të tij të dyshuarit e lartcekur dërgohen në qendrën e mbajtjes prej 48 orë.