Momenti kur Shpend Ahmeti dhe babai i Valon Behramit sulmohen nga huliganët maqedonas


E hënë, 18 Prill 2016

shpendi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, babai i futbollistit kosovar Valon Behrami, Ragip Behrami dhe disa miq të tyre janë sulmuar nga huliganë maqedonas në derbin e Superligës së Maqedonisë mes Vardarit dhe Shkëndijës.


Shpend Ahmeti dhe Ragip Behrami, kishin udhëtuar në Shkup për të ndjekur ndeshjen Vardari –Shkëndija në stadiumin ‘Filipi II”.

Fundi i pjesës së parë i kësaj ndeshje ka qenë tensionues, kur Shkëndija shënoi golin e barazimit për 1:1.

Festimi i golit të Shkëndijës nga Ahmeti, Behrami dhe shqiptarë të tjerë që ndodheshin afër tyre, ka bërë që ata të sulmohen nga huliganët e skuadrës vendase.

Të fundit