Mustafa kërkon debat televiziv me Thaçin


E shtunë, 17 Maj 2014

Prishtinë – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, ka bërë të ditur se është i interesuar për të pasur një debat me kryeministrin Thaci, në televizionin publik ose ato private.

“Shpreh gatishmërinë time dhe konsideroj se është i nevojshëm një debat ndërmjet meje dhe Kryeministrit në largim, z. Thaçi për të prezantuar programet tona qeverisëse në të ardhmen dhe dijen dhe përkushtimin tonë për të përmirësuar qeverisjen në interes të qytetarëve të vendit tonë. Debati mund të organizohet në televizionin publik dhe në televizionet private, duke pasur qasje të barabartë”, ka thënë kryetari i LDK, Isa Mustafa. /Telegrafi/

Etiketa: , ,
Të fundit