Mustafa përkrahet nga menaxhmenti i lartë i BERZH-it


E mërkurë, 2 Nëntor 2016

auto_zkm-21478107839

Londër – Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, të mërkurën ka vizituar Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, ku është takuar edhe Presidentin e Bankës, Sir Suma Chakrabati.

Mustafa i cili ishte i shoqëruar me ministrat e kabinetit të tij, atë të Financave, Avdullah Hotin dhe atë të Bujqësisë, Memli Krasniqin, ka diskutuar me menaxhmentin e lartë të BERZH për aktivitetet e kësaj Banke në Kosovë, njofton kumtesa, transmeton “Zeri.info”.

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa vizitoi Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër ku pati një takim me Presidentin e Bankës, Sir Suma Chakrabarti. Të pranishëm ishin edhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës, ministrat Avdullah Hoti dhe Memli Krasniqi, dhe menaxhmenti i lartë i BERZH, ku me ç`rast diskutuan aktivitetet e Bankës në vend.

“BERZH-i është duke mbështetur zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe zbatimin e shumë projekteve. Sot, ne kemi marrë mbështetje konkrete nga Presidenti Chakrabarti për projekte të cilat janë të parapara në prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe do të kenë ndikim në përmirësimin e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe avancimin e cilësisë së jetës së njerëzve”, ka thënë Mustafa.

Kosova është bërë pjesëtare e BERZH si dhe vend i operacioneve në dhjetor të vitit 2012. Deri më tani, BERZH ka investuar në 50 projekte në Kosovë, që arrijnë një shumë prej më tepër se 200 milionë euro.

Të fundit