Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mustafi rrëfen për Bild: Islami është gjëja më e rëndësishme në jetën time

Prizren Post | 20:41 - 05.10.2016

Shqiptaro – gjermani i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka folur së fundi për rëndësinë e besimit të tij islam në jetë dhe karrierë.

“Të jesh musliman është shumë e rëndësishme për mua, madje më e rëndësishme se çdo gjë. Ndodh që udhëtimet e shumta ma bëjnë të vështirë faljen, por duhet të them se feja ime do të thotë shumë për mua dhe për karrierën time. Ajo më ndihmon mua shumë në çdo gjë, në çdo aspekt”, tha Mustafi në një intervistë për gazetën gjermane Bild.

“Unë studioj Kur’anin rregullisht, por po ashtu studioj edhe fetë tjera. Por në Kur`an unë i gjej të gjithë profetët, të gjithë urdhëresat”, tha më tej Mustafi duke shtuar: “Në fund të fundit, unë jam njeri si të gjithë njerëzit tjerë që kanë ardhur në këtë tokë, dhe që përpiqen të fitojnë parajsën. Ky është misioni im kryesor”.

Mustafi kaloi tre sezone tek Evertonin para se të shkojë tek Sampdoria, e më pas tek Valencia në Spanjë.

Arsenal nuk ka humbur asnjë lojë që nga momenti kur Mustafi bëri debutimin e tij në Premier League dhe Alan Smith e futi në ekipin e parë, shkruan Bild.

Mbrojtësi gjerman nuk është i vetmi musliman në ekipin e Arsenalit, shkruan më tej prestigjozja gjermane.

Mesut Ozil, i cili ndodh ta falë namazin disa sekonda para fillimit të ndonjë loje, së fundmi ka postuar edhe një foto të tij gjatë një vizite në qytetin e shenjtë të Mekës, në Arabinë Saudite, thuhet në shkrim. /tesheshi/


Arivisti Company