Në Turqi s’bëhet qeveria, vendi mund të shkojë në zgjedhje !


E hënë, 17 Gusht 2015

E gjithë vëmendja e opinionit publik turk ishte përqendruar sot tek Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë, ku u zhvillua një takim i rëndësishëm për koalicionin qeverisës.

Takimi ndërmjet Kryeministrit në detyrë, Ahmet Davutoglu dhe liderit të Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, vijoi për rreth 2 orë e gjysmë.

Në fund të takimit, Kryeministri Dadutoglu deklaroi dështimin e bisedimeve për formimin e koalicionit qeverisës me kreun e MHP-së, Bahçeli.
Shefi i Ankarasë zyrtare sqaroi se MHP-ja nuk do të mbështesë asnjë lloj modeli qeverisës.

Etiketa: ,