Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Nëna e Arkanit ishte e martuar me një shqiptar të njohur nga Kosova (Foto)

Prizren Post | 12:18 - 26.05.2017

Nëna e Arkanit, Slavka Josifovic, para se të martohej me Velko Raznatovicin, ishte e martuar me luftëtarin partizan shqiptar, Meto Bajraktari, i cili ishte vrarë nga bashkëpunëtorët e anti-fashistëve në vitin 1943, gjatë luftës nacionalçlirimtare, shkruan gazetametro.net.

Këtë detaj e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, publicisti Shkelzen Gashi, duke cituar librin “Metro Bajraktari: Rruga e Jetës dhe Vepra Revolucionare”.

“Ai që e ka vra Meto Bajraktarin në vitin 1943 e ka bërë një dëm shumë më të madh se vrasja e një personaliteti të veçantë të Kosovës, sepse disa vjet pas kësaj vrasjeje, ish-gruaja e Meto Bajraktarit, Slavka Josifovic, u martua me oficerin Velko Raznatovic, me të cilin lindi një djalë, Zeljko Ratnatovic, i cili gjatë viteve 1990, i njohur me nofkën Arkan, kreu krime të tmerrshme në Bosnje, Kroaci e Kosovë”, shkruan Gashi.

Ai, tutje thotë se informata se Slavka Josifovic ka qene gruaja e Meto Bajraktarit gjendet në librin e Millorad Vavic “Metro Bajraktari: Rruga e Jetës dhe Vepra Revolucionare”.

Gjithashtu dihet se Arkan ka lindur në Prishtinë, dhe një kohë edhe ka jetuar në kryeqytetin e Kosovës, edhe gjatë kohës kur kishte themeluar grupin e tij famëkeq të quajtur “Tigrat e Arkanit”, me të cilët kryente krime në vatrat e luftërave në ish-Jugosllavi.


Etiketa:
Arivisti Company