Manchester United shkarkon Michael Carrickun


E enjte, 12 Nëntor 2026
Manchester United shkarkon Michael Carrickun

Manchester United ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me Michael Carrickun, pas një serie rezultatesh që kanë shtuar pakënaqësinë te drejtuesit e klubit anglez.

Humbja e besimit ndaj trajnerit erdhi pas paraqitjeve të dobëta në kampionat, ku “Djajtë e Kuq” kanë regjistruar vetëm një fitore në 11 ndeshjet e fundit dhe janë afruar rrezikshëm me zonën e rënies nga liga.

Barazimi spektakolar 4-4 ndaj Aston Villas raportohet të ketë qenë pika e fundit që i bindi drejtuesit për ndryshimin në pankinë.

Carrick mori drejtimin e skuadrës në janar dhe pati një fillim pozitiv, duke e udhëhequr Manchester Unitedin drejt vendit të tretë në sezonin e kaluar dhe sigurimit të pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit