Shtyhet seanca ndaj bashkëshortit të Arlinda Zekajt, Gjykata tregon arsyen


E enjte, 12 Nëntor 2026
Shtyhet seanca ndaj bashkëshortit të Arlinda Zekajt, Gjykata tregon arsyen

Gjykata Themelore në Pejë, ka njoftuar se seanca e paraparë për t’u mbajtur sot kundër të pandehurit Jeton Sylaj, bashkëshortit të Arlinda Zekajt për veprën penale “kanosja”, është shtyre.

Sipas njoftimit të Gjykatës, seanca nuk është mbajtur, pasi përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, avokati Besnik Berisha, përmes një emaili të datës 10.11.2026, kishte njoftuar Gjykatën për autorizimin për përfaqësimin e palës së dëmtuar A.Z., si dhe kishte kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të pamundësisë për të marrë pjesë në të.

“Pas marrjes se mendimeve të palëve të pranishme dhe shqyrtimit të kërkesës së paraqitur, Gjykata aprovoj kërkesën e përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar për shtyrjen e seancës. Seanca e radhës në këtë çështje penale është caktuar të mbahet me datë 24.11.2026, në orën 13:00”, ka njoftuar Gjykata.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit