Nënë


E mërkurë, 7 Dhjetor 2016

autor

NËNË

Për ty i flas tokës
E Zotit për dhimbjen që kam,
Për mungesën në ditët me radh
Për ty o Nënë kam shumë mall.

U mësova bashk me ty nënë
E thoja se bota pa ty s’ka vlerë,
Une jam biri yt, krenohesha gjithmon
Nënë, për ty dhimbje ndjej.

Duke qarë linda në prehrin tënd
E sot po duke qarë më le,
Sot nënë qaj mbi varrin tënd
Në jetë s’kishte ndarje më të rënd.

Netët sjellin tash ftohtësin
E ditët prap freskojn pikëllimin,
Nga zemra nënë nuk të nxerr
Se shuan largësia dashurin.

Hallall nënë, mundin ti ma bëj
Se nuk bëra unë gjithçka për ty,
Ti më dhe shpirtë nga shpirti jotë
E shpirti jot u prehtë i qetë n’përjetësi!

Autor: Rrahman HYSENI

Të fundit