E hënë, 10 Shkurt 2014
Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në kuadër të punës për krijimin e kushteve të ndërtimit të një rruge me standarde europiane dhe respektimin e largësisë së objekteve, ka nisur aksionin për shembjen e ndërtesave buzë Rrugës së Elbasanit.
Bëhet fjalë për rreth 30 ndërtesa të cilat ndodhen pranë rrugë që do të shemben. Këto ndërtesa ndodhen në krahun e majtë të rrugës, ndërsa në të djathtë ndodhet parku kombëtar i Liqenit Artificial.
Mjetet e rënda të INUK-ut, grupet e gatshme dhe inspektorët e terrenit ndodhen atje për të realizuar prishjet e ndërtimeve si dhe siguruar mbarëvajtjen e operacionit. Deri tani është realizuar prishja e 15 objekteve./shekulli/
Etiketa: INUK, Shqipëri