Një i vrarë dhe dy të plagosur në Lipjan


E shtunë, 6 Gusht 2022

LIPJAN – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmë në Lipjan.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë”, tha ajo.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar si vrasje e rëndë”, është shprehur Ahmeti.

“Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali. Dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Etiketa: , , ,

Leave a Reply