E enjte, 19 Mars 2020
PRISHTINË – Pas mbledhjes së deputetëve të LDK-së, shefi i grupit parlamentar Arben Gashi ka deklaruar se janë mbledhur nënshkrimet për inicimin e mosbesimit të qeverisë.
Ai tha se Vjosa Osmani dhe dy deputetë të tjerë kanë mendime të ndryshme nga grupi parlamentar i LDK-së.
Për Vjosa Osmanin tha se nuk e ka nënshkruar këtë mocion.
Ndërsa, dy deputetë të tjerë nuk kanë qenë fare në këtë mbledhje.
I pyetur se a do të kërkojnë votat e PDK-së, Gashi tha se do të diskutohet ende.
Etiketa: Aktuale, Kosovë, LDK, Vjosa Osmani