E shtunë, 30 Shtator 2023
PRISHTINË – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për të biseduar për zhvillet e sigurisë në vend.
Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se po ashtu në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e sigurisë dhe veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, punën e institucioneve të sigurisë së Kosovës si dhe për koordinimet me aleatët tanë dhe prezencën ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri në vend e rajon dhe se institucionet e Kosovës do të veprojnë në partneritet të ngushtë me aleatet tanë.
Etiketa: Aktuale, Bashkim Jashari, Ejup Maqedonci, FSK, Kosova, Ministria e Mbrojtjes, presidentja, Serbia, Vjosa Osmani