Për herë të pestë radhazi Paris Saint-Germain shpallet kampion i Francës


E enjte, 14 Maj 2026
Për herë të pestë radhazi Paris Saint-Germain shpallet kampion i Francës

Paris Saint-Germain ka shkruar histori duke siguruar për herë të parë pesë tituj radhazi në elitën e futbollit francez, pas triumfit 2-0 ndaj RC Lens në stadiumin “Stade Bollaert-Delelis”.

Fitorja në përballjen direkte me rivalin më të afërt ia konfirmoi parisienëve trofeun e radhës në Ligue 1.

Takimi nisi mes tensioneve jashtë fushe, pasi Lens kishte kundërshtuar më herët shtyrjen e ndeshjes, duke pretenduar se kjo i kishte dhënë PSG-së më shumë kohë për përgatitjet ndaj Liverpool FC në Ligën e Kampionëve.

Skuadra vendase hyri më mirë në ndeshje dhe krijoi disa raste të mira shënimi. Matvey Safonov ishte vendimtar për mysafirët, duke bërë disa pritje të rëndësishme ndaj tentimeve të Lensit.

Megjithatë, PSG goditi në momentin ideal. Ousmane Dembélé fitoi topin në mesfushë dhe asistoi për Khvicha Kvaratskhelia, i cili realizoi saktë për epërsinë 1-0.

Lens vazhdoi të kërkonte golin e barazimit edhe në pjesën e dytë, por pa arritur të mposhtë Safonovin. Kur vendasit po dominonin, PSG tregoi efikasitetin e kampionit. Në minutat shtesë, Ibrahim Mbaye vulosi triumfin me golin e dytë, duke i siguruar klubit titullin e 14-të kampional në Francë.

Edhe pse loja nuk ishte ndër më spektakolaret për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique, PSG arriti objektivin kryesor dhe tani synon ta mbyllë sezonin me një tjetër “dopietë” – Ligue 1 dhe UEFA Champions League.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit