Përgatitjet e opozitës për protestë


E shtunë, 9 Janar 2016

pro2

Prishtinë – Aktivistë të subjekteve opozitare kanë filluar të vendosin binen në sheshin “Skenderbe”, ku pritet të flas lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën.


Ndërkohë edhe policia e regjioneve dhe njësive të ndryshme tanimë kanë arritur nëpër stacionet policore në kryeqytet, ku po mbajnë takimin e fundit konsultues para protestës që do të fillojë në ora 14:00, te Biblioteka Kombëtare dhe do të vazhdojë para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Edhe aktivistët e subjekteve opozitare, tanimë kanë përfunduar shumicën e organizimeve të tyre.

pro3

pro6

pro7

pro9