Policia me apel për kujdes: Mos u bëni cak i vjedhjeve nga automjetet


E mërkurë, 5 Gusht 2026
Policia me apel për kujdes: Mos u bëni cak i vjedhjeve nga automjetet

Sipas njoftimit, rastet e vjedhjeve nga automjetet ndodhin për shkak se në brendësi të tyre lihen sende me vlerë në vende të dukshme duke u krijuar mundësi personave keqbërës të dëmtojnë automjetin dhe të përvetësojnë këto sende, transmeton Klankosova.tv.

Me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla, Policia ka apeluar që të mos lihen çanta, portofolat, telefona celularë, llapëtorët, tabletët, dokumente personale apo sende të tjera me vlerë në vende të dukshme brenda automjetit dhe para largimit nga automjeti siguroheni se dyert janë të kyçura dhe dritaret të mbyllura plotësisht.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan fton qytetarët që në rast se vërejnë persona ose veprime të dyshimta pranë automjeteve apo në parkingje të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës përmes numrit pa pagesë 192 ose përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’”.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit