Policia merr plotësisht nën kontroll Lazaratin


E enjte, 19 Qershor 2014

image

Policia e Shtetit është prezent tashmë në të gjithë Komunën e Lazaratit, duke mbajtur nën mbikëqyrje situatën dhe duke ofruar dhe rend e siguri për banorët e Lazaratit.

“Policia e Shtetit falënderon banorët e Lazaratit për mbështetjen e dhënë forcave të policisë dhe u bën thirrje që të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të asistojnë veprimet procedurale të Policisë së Shtetit, duke garantuar një veprim profesional, ligjor dhe në përputhje me standardet dhe në respekt të plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aksioni i policisë në Lazarat ka hyrë sot në ditën e pestë. Gjatë gjithë ditës së sotme dy helikopterë, mes të cilëve një i lloji ‘Cougar’ i forcave speciale ushtarake, po monitorojnë nga ajri zonën perëndimore të fshatit, ku dyshohet se fshihen një pjesë e personave të armatosur./shekulli/

Të fundit