Politikëbërja në vend të punëbërjes


E diel, 16 Tetor 2016
Gentian JETISHI

Gentian JETISHI

Në realitetin e hidhur në mes perceptimit publik jo korrektë për fenë dhe veprimeve e mos veprimeve të përgjegjësve për organizimin e jetës fetare, kulmi: i duhej dhënë hapësirë kaq shumë egos.

Madje më keq se kjo është që përpjekja për të realizuar egon prezantohet si ‘master plan’ i shpëtimit.

Kauza islame ndër shqiptar ka nevojë për angazhime të mençura dhe më shumë të sinqerta, që fillimisht përfshinë përmirësimin e shkathtësive akademike si ligjërim dhe mësimdhënie, plan-programe të detajuara të ligjërimit dhe mësimdhënies, programe për organizimin e jetës në komunitet. Pastaj si plan strategjik afat shkurtër duhet të jetë trefishimi i kuadrit të angazhuarve në Xhami dhe institucione tjera të BIK.

Dhe e fundit duhet riorganizuar jeta e komuniteteve pranë xhamive, duke i dhënë më shumë rol imamëve në vend të disa ‘pleqve të llastuar’ që për 3 apo 4 euro anëtarësi gati se nuk shkatërrojnë xhamitë ndërsa me qindra euro taksa i paguajnë institucioneve shtetërore dhe nuk u bëjnë as edhe presionin më të vogël.

Ngritja e kapaciteteve akademike duhet të shihet me urgjencë. Nga ligjërimi katunaresk në një ligjërim më të përshtatshëm, më serioz dhe më përmbajtjesor.
Afër 420 fakultete, në 8 universitete publike dhe 30 kolegje private për çdo vit po përgatisin me mijëra njerëz që pasi të jenë ulur në bankat e të kenë dëgjuar ligjërimet shkencore e akademike do vijnë të ulën do dëgjojnë imamët në xhami. Iimagjino që po kjo kulturë e tanishme e ligjërimit të vijojë edhe më tutje.

Institucionet e BIK duhet të bëjnë politikë me të tjerët për kauzën, imamët dhe komunitetin dhe jo politikë me komunitetin, me imamët dhe me kauzën për të tjerët ose për vetën. Gjykimi për këto çështje duhet të bëhet me mendësi islame dhe jo m politikë.

Është shumë e lehtë të ‘digjet’ imazhi i dikujt që është kritik dhe që prej larg shihet që synimi është i mirë, por ndërgjegjja nuk digjet nga argumentet që i ka prodhuar e njëjta vete.
Ka të ardhme, ka edhe Ditë të Gjykimit.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.