Problemet me baterinë detyrojnë Samsung të ndalojë shitjet e Galaxy Note 7


E martë, 11 Tetor 2016

note-7

Samsungu ka njoftuar se do të ndalojë shitjen e Galaxy Note 7, pasi ka mësuar se servisi për riparimin e defekteve nuk ka adresuar në kohë çështjen e nxehjes së baterive, raporton Aanadolu Agency.

“Për shkak se siguria e konsumatorit mbetet prioriteti ynë kryesor, Samsung do të kërkojë nga të gjithë partnerët në nivel global që të ndalojnë shitjet dhe shkëmbimet e Galaxy Note7, ndërkohë që hetimi është duke vazhduar,” thuhet në një komunikatë të publikuar nga kompania.

“Konsumatorët me ‘Galaxy Note 7’ origjinale ose ata me pajisje që paraqet zëvendësim për të, duhet menjëherë të ndalojnë përdorimin e pajisjes”, thuhet më tej në njoftimin e kompanisë.

Javën e kaluar një “Note 7” u përfshi nga flakët brenda aeroplanit të kompanisë “Southwest Airlines”, që shkaktoi evakuimin e detyrueshëm të pasagjerëve.

Të martën aksionet e Samsungut në tregun e Koresë së Jugut u ulën për gati pesë për qind, ndërsa ato të rivalit kryesor Apple, ishin në nivelin më të lartë në SHBA gjatë 10 mujorit të fundit, nga shkaku i pritjeve të tregut se do të përfitojë nga problemi i Samsungut.

Të fundit