PZAP vendos të hetojë 24 ankesa, refuzon 41 të tjera


E shtunë, 1 Korrik 2017

Kryeshefi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, tha për KosovaPress se nga 65 ankesa sa kanë pranuar gjithsej, 24 kanë vendosur t’i hetojnë, ku do hapen 30 kuti të votimit. 41 të tjera kanë vendosur që t’i refuzojnë si të pabazuara.

Ai tha se pret që brenda ditës të përfundohet i gjithë procesi, pasi kanë angazhuar tri ekipe për ta kryer këtë hetim.

Zyrtarisht afati për ankesa është mbyllur në orën 14:00 të së premtes.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë të enjten ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme, që u mbajtën më 11 qershor.

Etiketa: , ,
Të fundit