E shtunë, 22 Korrik 2017
Berlini zyrtar kishte njoftuar se po shqyrtonte të gjitha marrëveshjet e armëve me Turqinë, duke thënë se duhet të marrë parasysh të drejtat e njeriut gjatë marrjes së vendimeve për eksportin.
“Gjermania nuk ka fuqi për të shtypur Turqinë,” tha Erdogan.
Ndërkohë qeveria gjermane ka paralajmëruar qytetarët e saj se rrezikojnë arrestim “arbitrar” në Turqi.
Ministri i Financave Wolfgang Schäuble akuzoi shtetin turk se po vepronte si Gjermania Lindore Komuniste me arrestimin e njerëzve dhe mohimin e ndihmës konsullore.
“Njerëzit të cilët udhëtojnë në Turqi për arsye private apo biznes duhet te kenë jashtëzakonisht kujdes”, tha të enjten Ministria e Jashtme gjermane.
Por presidenti Erdogan e përshkroi paralajmërimin si “të pabazë”.
Etiketa: Aktuale, Gjermania, Recep Tayyip Erdoğan, Turqia