Sa i kushtojnë buxhetit të Kosovës, 149 këshilltarët në Presidencë, Qeveri e Kuvend


E enjte, 12 Maj 2016

Insituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar një fakt me anë të cilit tregon se sa i kushtojnë buxhetit të vendit 149 këshilltarët politikë në Presidencë, Qeveri e Kuvend.

Për një muaj, 149 këshilltarët politikë në këto tri institucione të vendit, marrin pagë mesatare 704 euro, që në fund i kushtojnë buxhetit të Kosovës, për vetëm një muaj, 104,915 euro.

Nëse kjo llogaritet për një vit, shuma e parave mbërrin në 1,258,975 euro.

Etiketa: ,
Të fundit