E mërkurë, 14 Maj 2014
Një zjarr i shkaktuar nga shpërthimi i një transformatori në një minierë qymyri në Turqinë perëndimore ka vrarë 201 njerëz, tha për gazetarët sot në mëngjes ministri turk i Energjisë Taner Yildiz.
Drejtoria e Koordinimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive Natyrore tha se 80 persona të plagosur janë shpëtuar dhe tetë vetë të tjerë shpëtuan pa dëmtime. Turmat u mblodhën rreth operacionit të shpëtimit në errësirë pas-mesnate të mërkurën.
Më parë, Kryetari i Bashkisë Manisa Cengiz Ergun tha CNN Turk se numri i të vdekurve ishte 157.
Etiketa: Turqi